Konami ka publikuar informacionet e para rreth PES 2020 Mobile, versionit për smartphone të lojës së saj të famshme që këtë vit premton risi të rëndësishme, duke u nisur nga liçenca ekskluzive për ekipin e Juventusit. PES 2020 Mobile do të përqëndrohet më tepër tek sfidat multiplayer dhe do të sjellë në iPhone të gjitha funksionet e versionit për konsol.

Midis këtyre risive do të jetë edhe mekanizmi i ri Finesse Dribble i zhvilluar në bashkëpunim me lojtarin Andres Iniesta, që do ju ofrojë disa mundësi të reja fintesh dhe lëvizjesh në fushë. Në dhjetor, funksioni i ri online Matchday do të debutojë edhe në pajisjet mobile, duke i ofruar mundësinë çdo lojtari që të marrë pjesë në eventet e ndryshme online dhe të fitojë çmime të ndryshme.

PES 2020 do të ofrojë edhe mundësinë e ngarkimit të të dhënave nga versioni i vitit të kaluar, përfshirë edhe karrierën. Nuk do të mungojnë liçencat zyrtare të ekipeve si Juventus, Manchester United, Bayern dhe Barcelona. PES 2020 do të jetë i disponueshëm për iPhone në tetor. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment