Apple duhet të prezantojë tre modele të reja iPhone gjatë kësaj vjeshte dhe zërat e fundit sugjerojnë se njëri nga modelet e reja do të mbajë emrin "Pro". iPhone XR mund të quhet thjeshtë "iPhone 11" dhe iPhone 11 me tre fotokamera mund të quhet "iPhone Pro".

Gjithsesi, kjo do të ishte hera e parë që Apple përdor fjalën "Pro" për linjën iPhone. Për sa i përket karakteristikave që do të ketë iPhone 2019, flitet se do të ngjajë me iPhone XS për sa i përket pamjes së jashtme, do të shtohet një bump katror tek fotokamera e cila integron një objektiv të tretë ultra-wide. Të tre objektivat do të jenë të sistemuar me një konfigurim trekëndor.

Priten edhe përmirësime të brendshme për modelet e reja iPhone me Apple që është përqëndruar tek përmirësimi i fotokamerës. Do të ketë antena të reja për të kapur më tepër valë në ambientet e mbyllura, një proçesor më të fuqishëm A13 dhe rikarikim wireless dypalësh, në mënyrë që përdoruesit të kenë mundësi të karikojnë kufjet e tyre AirPods duke i pozicionuar ato në pjesën e pasme të iPhone. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment