Sipas Eldar Murtazin, një burim shumë i besueshëm kur flitet për Apple, modelet e ardhshëm iPhone do të jenë krejtësisht të ndryshëm në krahasim me imazhet e publikuara deri tani. Xhami i pasëm do të jetë i ngjashëm me modelin aktual Moto Z4 dhe do të ketë disa surpriza në dizajn, që në përgjithësi do të jetë ndryshe nga modeli i fundit i iPhone.

Ben Geskin në një tweet ka kërkuar, duke treguar imazhet e iPhone 11 për si e njohim deri tani, nëse do të ishin të ngjashëm, përgjigja e Murtazin ka qenë e prerë: "Nuk do të jenë kështu". Kur mungojnë vetëm dy javë nga prezantimi zyrtar i iPhone 11, kanë lindur edhe dyshimet e para rreth pamjes së tij. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment