Google Maps ka lëshuar versionet e para beta të një prej funksioneve të shumëpritura nga të gjithë përdoruesit Android dhe iOS. Po flasim për navigimin nëpërmjet realitetit të zmadhuar që e kemi parë fillimisht tek smartphone-t e linjës Pixel në fillim të këtij viti. Sot ka nisur zyrtarisht programi beta testing që ju ofron mundësinë të testoni këtë funksion.

Nuk mungojnë as shigjetat drejtuese që do ju lejojnë të keni një vizion më të mirë në rrugë dhe një hartë të vogël poshtë që do ju ofrojë një vizion të plotë të rrugëve të tjera që keni përreth. Për sa i përket iPhone, është integruar edhe mbështetja për ARKit që na lejon ta shfrytëzojmë telefonin në maksimum duke arritur një eksperiencë navigimi nga më të mirat e viteve të fundit.

Si ta testoni këtë funksion?

1. Kërkoni vendin ku dëshironi të shkoni ose seleksionojeni sipër hartës;
2. Shtypni butonat e drejtimit që ndodhen sipër saj;
3. Zgjedhni navigimin në këmbë;
4. Klikoni sipër opsionit Live View që duhet të shfaqet direkt në ekran.

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment