Apple ka nisur një program të zëvëndësimit e ekraneve për Apple Watch. Në deklaratën zyrtare, thuhet se në raste të rralla, ekrani i Apple Watch Series 2 dhe 3, përson krisje e cila nis nga pjesa anësore e tij. Më pas krisja mund të shpërndahet në të gjithë ekranin ose vetëm në një pjesë.

Nëse keni këtë situatë, Apple do ta zëvëndësojë ekranin pa as një kosto përfshirë këtu dhe koston e postës. Programi i zëvëndësimit do të mbulojë modelet e sipër përmëndura të cilat kanë deri në 3 vjet që janë blerë ose deri në 1 vit nga fillimi i programit të zëvëndësimit. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment