Apple ka publikuar versioni 8 beta të iOS 13 për të gjithë ju që jeni rregjistruar si zhvillues programesh. Përveç iOS 13, është publikuar i njëjti version edhe për iPadOS. Nëse dëshironi ta instaloni duhet të vizitoni Apple Developer Center dhe të aksesoni me akountin që keni si zhvillues. Më pas duhet të shkarkoni profilin e duhur, ta instaloni atë në iPhone ose iPad dhe përditësimi mund të shkarkohet duke u lidhur me një rrjet interneti WIFI.

Në këtë version nuk raportohet ndonjë funksion i ri në iOS por vetëm përmirësime dhe zgjidhje problemesh të sinjalizuara nga teste e versionit të mëparshëm.

Kujtojmë që iOS 13 do të sjellë ndryshime madhore përsa i përket sistemit operativ dhe dizajnit. Sistemi operativ do të jetë 2 herë më i shpejtë se iOS 12, në proçesin e hapjes së programeve apo aktivizimit të iDevice me teknologjinë e njohjes së fytyrës. Përsa i përket dizajnit, risitë më të mëdha i gjejmë tek funksioni Dark Mode, CarPlay si dhe një ridizenjim i plotë i programit Photos.

iPadOS do të jetë sistemi operativ për iPad i cili në thelb nuk ndryshon nga iOS por sjell një arkitekturë të re përsa i përket menaxhimit të multitasking. Përveç multitasking, ai sjell funksione të reja të cilat e bëjnë iPad një iDevice për profesionistë të cilët punojnë me atë. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment