Siç raporton faqja e njohur 9to5Mac, e cila ka publikuar edhe imazhet e para të shërbimit të lojërave me abonim, Apple Arcade do të kushtojë 4,99 dollarë në muaj me një provë falas prej 30 ditësh. Kjo është zbuluar falë një mesazhi promocional që është gjetur brenda këtij shërbimi nga punonjësit Apple që janë pjesë e programit pilot.

Apple Arcade do të ofrojë një qasje për përdoruesit iOS, Mac dhe Apple TV, në një paketë me lojëra kundrejt një abonimi mujor. Programi aktualisht është i disponueshëm vetëm për punonjësit Apple me një abonim që kushton 4,99$ dhe ka një periudhë prove prej 30 ditësh. Shërbimi duhet të jetë i disponueshëm për të gjithë pas lëshimit të iOS 13 në muajin shtator.

Aktualisht janë të disponueshme vetëm pak lojëra. Midis tyre, "Way of the Turtle", "Down in Bermuda" dhe "Hot Lava". Citohen edhe “Sneaky Sasquatch”, “Kings of the Castle”, “Frogger in Toy Town” dhe “Lame Game 2”, që janë në zhvillim e sipër. Pas lançimit, siç ka deklaruar Apple, duhet të jenë të disponueshme rreth 100 lojëra. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment