Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- minding: anxiety helper, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
minding: anxiety helper është një program i dobishëm për të gjithë ju që vuani ndjenjën e ankthit dhe jo vetëm. Programi do t'ju ndihmojë duke ju dhënë këshilla që do t'ju bëjnë të meditoni në kohë të shkurtër ose anasjelltas. Gjithashtu në çdo moment ai do të rregjistrojë gjërat rutinë që bëni gjatë ditës dhe më pas do ti përdorë për t'ju njoftuar me mesazhe të ndryshme. Këshillat dhe ndihma ndahen në disa kategori ku në momentin që shkarkoni programin, përfitoni disa kategori falas. Nëse dëshironi këshilla për kategori të tjera duhet të paguani në App Purchase por sot mund të shkarkoni falas kategorinë "Calm on the Go" e cila kushton 3.79€.

Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment