Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Monstapals, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Monstaplas është një lojë për fëmijë dhe të rritur ku qëllimi është të merrni sa më shumë kafshë të ndryshme në objektin fluturues, dhe të krijoni kafshë të reja të cilat quhen Monstapals, ashtu siç do të bënte një ufo nëse do të pushtonte tokën.


- Tally: Counter and Dice, nga 0.89€, falas. /iPhone, AppleWatch
Tally është një numrator dixhital i cili ju lejon të numëroni çdo gjë në iDevice apo Apple Watch. Numratorët mund të vendosen në çdo kënd të ekranit dhe secili nga ato do të numërojë diçka për ju.



Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment