Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Sleep Sounds, nga 1.79€, falas
Sleep Sound është një program i dobishëm i cili ju ndihmon të relaksoheni përpara se t'ju zërë gjumi. Mund të zgjidhni melodi të ndryshme të cilat do të shkarkohen ose të ruhen në listën e melodive të preferuara, mund të vendosni alarm ose të përcaktoni një zile zgjimi.


- Matrix Numerics, nga 1.79, falas
Matrix Numerics është një program i dobishëm për të gjithë ju që duhet të studioni algjebrën lineare. Në dispozicion do të keni pothuajse të gjitha operacionet aritmetike që mund të kryeni në një matricë dhe ndërfaqja grafike siguron përdorim të shpejtë dhe intuitiv.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment