Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Picture Perfect, nga 1.79€, falas.
Picture Perfect është një program i cili ju lejon të modifikoni fotot të marra nga galeria e fotove ose direkt nga fotokamera, ti aplikoni efekte grafike si dhe ti modifikoni duke përdorur instrumentët që ai ju vë në dispozicion.


- Smash Puck, nga 1.79€, falas.
Smash Puck është një lojë në të cilën ndërthuret loja e bilardos dhe pinball. Qëllimi është të drejtoni sferat në destinacion duke shmangur pengesat me rregullat e dy lojërave të përmëndura më parë. Ja vlen ta provoni në kohën e lirë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment