Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

RadioApp Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
RadioApp Pro është një program i cili ju jep mundësinë të dëgjoni kanalet radio nga e gjithë bota, ku këtu përfshihet dhe shqipëria. Ja vlen ta merrni nëse gjatë ditës jeni dëgjues të radios ose doni të shoqëroni udhëtimet tuaja nën shoqërinë e saj.


Tower Of Fortune, nga 0.89€, falas. /iPhone
Tower Of Fortune është një lojë me aksion në stilin e lojërave me monedha e cila është sjellë në iOS për të gjithë të apasionuarit e kësaj loje. Në këtë lojë ju do të kontrolloni personazhin e lojët i cili jetonte në paqe me gocën e tij derisa një ditë, forca të panjohura ja rrëmbyen. Ju duhet ta ndihmoni ta gjej atë duke luftuar me krijesa të frikshme.


- U4EA, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
U4EA është një program i veçantë i cili në fillim do t'ju bëjë 3 pytje të cilat duhet ti përgjigjeni. Më pas do të analizojë çdo fjalë të përgjigjeve që dhatë për të gjeneruar melodi relaksuese e cila ndërtohet nga kombinimi i  350 mundësive të ndryshme për secilën fjalë të 3 përgjigjeve.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment