Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Top Contacts: Contact Manager, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Top Contacts është një program profesionale dhe një alternativë e programit të menaxhimit të kontakteve në iOS. Ai ju lejon të gruponi kontaktet sipas tag-eve, ti përcaktoni ngjyra çdo tag-u si dhe të shtoni info ekstra të cilat në programin e iOS nuk ekzistojnë.


Fireworks Tap, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Fireworks Tap është një program i cili ju jep mundësinë të modifikoni imazhe duke u nisur nga elementët bazë, të cilët me pak fantazi mund ti kombinoni dhe të krijoni efekte me të vërtetë spektakolare. Sot ky program mund të shkarkohet falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment