Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:
- Roll For It!, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Roll For It është një lojë me letra dhe gurë fati, ku qëllimi është të hidhni gurët e fatit në mënyrë që numrat e tyre të jenë të njëjtë me grupet e letrave të ndara në kombinime 2-she. Ajo mund të luhet online ose në të njëjtin iDevice.
- MathEdge Multiplication, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
MathEdge është një program edukativ nëpërmjet të cilit fëmijët mund të mësojnë operacionin aritmetik të shumëzimit. Çdo veprim shpjegohet në mënyrë interaktive përfshirë audion dhe sot mund ta shkarkoni falas.
- 3D Photo Ring, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
3D Photo Ring është një program i cili ju lejon të krijoni kolazhe me foto të marra nga Galeria e Fotove të iOS. Pasi të zgjidhni albumin, programi ju kërkon të përcaktoni dhe efektin grafik në 3D që dëshironi. Më pas imazhin e krijuar mund ta ndani me miqtë tuaj online.
Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.
Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment