Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Sight Words Coach, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Sight Words Coach është një program edukativ i cili i dedikohet fëmijëve dhe prindërve. Ata do të mbajnë shënim të gjitha fjalët me të cilat fëmija ka probleme në shqiptim dhe kjo do ti ndihmojë prindrit të kenë të qartë se ku duhet ta ndihmojnë fëmijën. Gjithashtu çdo fjale mund ti shtohet një nivel dhe një njësi matëse në pikë.


- 3rd Grade Vocabolary Prep, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
3rd Grade është një lojë me temë kuic ku qëllimi juaj do të jetë të gjeni fjalët që i përgjigjen pyetjeve të çdo niveli. Gjatë lojë do të keni mundësi të mësoni më shumë fjalë apo shprehje në gjuhën angleze.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment