WABetaInfo ka zbuluar një funksion të ri që do të lëshohet në versionin e ardhshëm të WhatsApp për iPhone: mundësia për të dëgjuar mesazhet vokale direkt nga njoftimet push. Vjen edhe konfirmimi se së shpejti do të jetë i disponueshëm një aplikacion zyrtar i WhatsApp për iPad.

Ky funksion është për momentin në fazën beta, por duhet të jetë i disponueshëm së shpejti sëbashku me përditësimin e ardhshëm në App Store. Praktikisht, në vend që të hapim aplikacionin për të dëgjuar një mesazh vokal, WhatsApp do na ofrojë mundësinë ta dëgjojmë atë direkt nga njoftimet push të iOS.


Gjithashtu, është zyrtare tashmë, së shpejti do të lëshohet aplikacioni zyrtar i WhatsApp për iPad, që do të ketë të gjitha funksionet që ofrohen në aplikacionin për iPhone por me një pamje grafike të përshtatur me ekranin e tabletit të Apple. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment