Këtë vit Apple nuk parashikon risi të mëdha për sa i përket dizajnit, pavarësisht kalimit nga iPhone "S" tek një gjeneratë e re. Seria e iPhone 11 parashikohet të jetë e ngjashme me ato që kemi parë dy vitet e fundit. Sot do ju sjellim një video që shfaq në mënyrë të detajuar dizajnin e modelit të ardhshëm iPhone 11R.

Kanali YouTube Ts Designing ka krijuar një video të re që i dedikohet krejtësisht modelit të mundshëm iPhone 11R. Në këtë video mund të shohim një iPhone 11R me të gjitha detajet, me atë që duhet të jetë dizajni përfundimtar i këtij modeli që pritet të prezantohet në shtator. Pjesa frontale do të mbetet e njëjtë me modelin iPhone XR, ndërsa pjesa e pasme do të ketë disa ndryshime, me dopio fotokamera, një mikrofon dhe një flash LED. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment