Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Emoji, Apple dhe Google kanë hedhur dritë mbi planet e tyre për të sjellë emoji të reja në sistemet e tyre operative në muajt e ardhshëm. Të dy kompanitë do të shtojnë afro 60 emoji. Së pari të dy kompanitë kanë përditësuar emojit e çifteve në mënyrë që çiftet ti mbajnë dorën njërit tjetrit pavarësisht ngjyrës apo gjinisë.

Google thotë se me Android Q çdo emoji që nuk ka një gjini tjetër si “oficer policie” apo “berber” tashmë do të kenë një dizajn për të dy gjinitë. Duke mbajtur të shtypur mbi emojin përdoruesit mund të zgjedhin mes një mashkulli dhe femre për afro 51 role të ndryshme.

Të dy platformat gjithashtu do të pasurohen me emoji të fokusuara tek aksesibiliteti. Apple kishte propozuar këto emoji që nga viti i kaluar ndërsa Unicode Consortium ka fjalën e fundit për aprovimin e tyre ose jo çka e bërë në Shkurt të 2019-ës. Apple thotë se emoji e reja do të mbërrijnë në iOS këtë vjeshtë ndërsa Google premton me Android Q drejt fundit të këtij viti. /iPhoneAlbania

Kategoritë: ,

0 komente:

Post a Comment