Me rastin e përvjetorit të zbritjes në Hënë të Apollo 11, Smithsonian National Air and Space Museum  në Washington ka realizuar një aplikacion me të vërtetë interesant. Duke shfrytëzuar ARKit framework, zhvilluesit e muzeut kanë rikrijuar misionin historik drejt Hënës duke shfrytëzuar realitetin e zmadhuar.

Aplikacioni ripropozon edhe fazat e tjera të misionit për t'i ofruar mundësinë përdoruesit që të ripërjetojë me një realizëm të madh të gjitha fazat e zbritjes në Hënë, edhe në lulishten përpara shtëpisë apo mbi tavolinën e kuzhinës.


Aplikacioni quhet Apollo’s Moon Shot AR dhe ofron gjithashtu edhe disa skanime në 3D të uniformës hapësinore të Neil Armstrong dhe të komandave, për të replikuar më së miri ndjesitë e zbritjes në Hënë. Aplikacioni është i disponueshëm falas në App Store dhe peshon 2,2GB. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment