Facebook pati probleme ditën e djeshme me hapjen e imazheve, videove dhe të dhënave të tjera nëpër disa aplikacione duke lënë shumë përdorues të paaftë të hapin foto në kohështrirje, të shikojnë histori në Instagram apo të dërgojnë mesazhe në WhatsApp.

Facebook tha se kishte dijeni rreth problemeve dhe se ishte duke punuar për ti rikthyer gjërat në normalitet sa më parë të jetë e mundur. Kompania tha se problemi erdhi nga një operacion rutinë mirëmbajtjeje. Rreth 00:49 me orën tonë lokale rrjeti social postoi në Twitter se problemi ishte zgjidhur dhe duhet të jetë 100% operacional për të gjithë.

Problemet filluan rreth 15:45 me orën tonë lokale dhe zgjatën për disa orë sipas DownDetector i cili monitoron ndërprerjet me aplikacione dhe uebsajtet. Është mës enormale që aplikacione dhe uebsajte të përjetojnë ndërprerje për shkak të kompleksitetit të shërbimeve që ofrojnë.

Megjithatë u pa qartë sesa problem reale mund të shndërrohet për shkak të numrit të lartë të përdoruesve që kanë këto shërbime. Problemi bëhet më i madh kur këto shërbime janë kritike për operacionet e bizneseve dhe komunikimin që do të thotë humbje parash çdo sekondë që janë offline. Në statusin e platformës Facebook thotë se platforma e saj është e shëndetshme tashmë.

0 komente:

Post a Comment