Notch është kthyer tashmë në një simbol që i dallon modelet iPhone: i prezantuar për herë të parë në vitin 2017 me iPhone X është ripropozuar më pas në modelet iPhone XS, iPhone XS Max dhe iPhone XR. Sipas dy raportimeve - një nga analisti i njohur Ming-Chi Kuo, dhe tjetri i Credit Suisse - Apple do të nisë një proçes që do të dërgojë në reduktimin e përmasave të "notch", deri në eliminimin e plotë të tij në modelet e vitit 2021.

Sipas Kuo, të paktën njëri nga modelet iPhone 2020 do të ketë një fotokamera frontale me përmasa më të reduktuara, një notch me përmasa më të vogla dhe një raport më të mirë trup-ekran. Nuk specifikohet nëse kjo karakteristikë do të interesojë të gjitha modelet e vitit 2020 apo vetëm një modeli të katërt që mendohet se nuk do të integrojë pjesë të sistemit TrueDepth që kërkohen për FaceID.

Ndërsa raporti i Credit Suisse, na dërgon akoma më larg duke paralajmëruar një reduktim të notch ose eliminimin total të tij, sëbashku me FaceID, në modelet iPhone të vitit 2021: sipas këtij burimi, të tre modelet, që do të dalin në treg pas dy vitesh, do të zëvendësojnë njohjen e fytyrës me një sensor për njohjen e gishtërinjve të integruar poshtë ekranit. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment