Ka mbërritur më në fund në App Store loja Dr. Mario World, një lojë puzzle në stilin e viteve 90 dhe parashikon që lojtarët të kenë disa kapsula të ngjyrosura me virusin me të njëjtën ngjyrë që do t'i zhdukë ato. Bota e Dr. Mario është në rrezik për shkak të një pushtimi viral: qëllimi juaj do të jetë të kombinoni tre objekte me të njëjtën ngjyrë për t'i eliminuar ato.

Dr. Mario ka edhe disa aftësi të veçanta që mund t'i shfrytëzoni gjatë lojës për të eliminuar me shpejtësi viruset më të vështirë. Duhet të përdorni edhe pak strategji, kur për shembull do të kemi në dispozicion një numër të limituar kapsulash për të eliminuar shumë viruse. Çdo nivel ka një numër të limituar kapsulash që mund të përdorni.


Dr. Mario World | iOS 11 | App Store - Falas

0 komente:

Post a Comment