Përditësimi i fundit i Dropbox për iOS ka shtuar mbështetjen për Dropbox Transfer, një funksion i ri beta që është prezantuar nga kompania pak javë më parë. Ky funskion është projektuar pikërisht për të thjeshtur dërgimin me anë të e-mailit të file-ve me përmasa të mëdha.
Trasferimi ofron të gjithë komoditetin e postës elektronike, por pa limitin e 25 MB për dokumentat. Me anë të të funksionit Transfer, mund të dërgoni file deri në 100 GB. Funksioni është mjaft i ngjashëm me Mail Drop të Apple, por që ka një limit prej 5 GB.
Përdoruesi nuk duhet të bëjë gjë tjetër veçse të zgjedhë file-in që dëshiron dhe ta dërgojë atë me anë të email-it. Pasi të jetë bërë transferimi, përdoruesi do të marrë një link që mund t'i bëjë share me persona të tjerë, edhe nëse nuk kanë një llogari Dropbox. Marrësit do të marrë një kopje të dokumentit ndërsa origjinali nuk do të preket. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment