J.P. Morgan Chase parashikon se Apple do të thyejë ciklin e tre iPhone-ëve në vitin 2020 duke prezantuar një pajisjet të katërt, nga të cilat 3 do të jenë premium dhe 1 do të jetë variant buxhetor.  Të tri modelet premium do të kenë ekrane OLED dhe do të ofrojnë aftësi 5G. Ato do të vijnë në përmasa prej 5.4, 6.1 dhe 6.7-inç.

“Pritshmëritë tona janë që të gjithë tre iPhone të shtatorit 2020 (5,4 “/ 6,1” / 6,7 “madhësi ekranësh) do të sjellin ekranet OLED dhe modemët 5G dhe të paktën dy nga tre modele do të adoptojnë 3D Sensing” – JP Morgan Chase Përveç kësaj, raporti sugjeron se Apple do të pajisë këta iPhone 2020 me teknologji të ndjeshme 3D mbrapa gjithashtu, të ngjashme me ato të gjetura në pjesën e përparme.

Kjo do të nxisë shitjet e përgjithshme të iPhone në vitin 2020, të parashikuar prej 195 milionë pajisjeve, apo rreth 180 milionë dollarë këtë vit. Sa i përket iPhone-it të lirë, raporti sugjeron që mund të ketë të njëjtën madhësi si iPhone 8, por do t’i mungojë modemi 5G si dhe ekrani OLED. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment