Për të gjithë ju që jeni të apasionuar dhe përdorues të rregullt të Jailbreak në iOS, vjen pas shumë kohësh versioni final, 3.3.0 i programit që ju lejon ta instaloni në versionet  11.0 - 12.2 të iOS. Ky lajm është bërë publik dje, në Twitter të personit apo grupit, i cili punon nën emrin Pwn20wnd.

Siç thamë versionet e iOS mbi të cilat mund të instaloni Jailbreak janë, 11.0 - 12.2, por jo të gjitha versionet e iPhone mund të mbulohen. Në fakt programi vlen për serinë e chip-eve A9-A11 ndërsa kategoria A7-A8 dhe A12(X) nuk mund ta instalojnë nëse versioni i iOS aktual është nga 12.1.3 deri në 12.2. Pritet që ky limit të ndryshojë në të ardhmen

Nëse jeni të interesuar, programi mund të shkarkohet nga faqja zyrëtare në GitHub. Për ta instaluar duhet vetëm të ndiqni hapat që programi ju kërkon, pasi ta keni instaluar në PC apo Mac. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment