Kur mungojnë më pak se dy muaj nga prezantimi i dy modeleve të reja iPhone, Foxconn ka nisur punësimet sezonale për të rritur fuqinë prodhuese të kompanisë. Foxconn po përgatitet për lançimin e tre modeleve të reja iPhone dhe gjithashtu Apple po ofron një bonus prej 650 dollarësh për punonjësit aktual që vendosin të rinovojnë kontratat e tyre në këtë periudhë.

Foxconn ka nevojë për personel për të përmbushur kërkesat e Apple dhe çdo vit, në këtë periudhë, punëson punonjës të rinj sezonal në fabrikën e Shenzhen në Kinë. Ju kujtojmë se Apple pritet të prezantojë dy iPhone OLED me ekran 6.5 dhe 5.8 inç dhe një iPhone LCD me ekran 6.1 inç. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment