Apple ka pak ditë që ka lëshuar versionin e ri iOS 12.4 dhe si gjithmonë, pyetja që na kanë bërë pjesa më e madhe e përdoruesve është po e njëjta: në ç'mënyrë e influencon kohëzgjatjen e baterisë përditësimi më i fundit iOS? Le ta zbulojmë së bashku në këtë artikull.

Për të bërë këtë test janë përdorur disa iPhone që i janë nënshruar një testi Geekbench të baterisë për të parë rezultatet bazë që arrijnë me iOS 12.3.1. I njëjti proçes është kryer edhe me versionin e ri iOS 12.4.

Kanali YouTube iApple Bytes e ka realizuar këtë krahasim duke përdorur një iPhone 5s, 6, 6s, 7 dhe 8, së pari me iOS 12.3.1 dhe më pas me versionin e ri 12.4. Më poshtë mund të shikoni videon e plotë të këtij testi, por mund t'u themi që tani se iOS 12.4 nuk e redukton kohëzgjatjen e baterisë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment