
Dje Apple ka publikuar më në fund versionit 12.4 të iOS i cili vjen pas disa javëve të versioni beta. Ky update nuk sjell shumë ndryshime por sjell rregullime të cilat janë verifikuar në versionin e kaluar.
Sipas ekspertëve pritej që ky version të sillte dhe suportin për Apple Card, e cila do të jetë karta e parë e kreditit që vjen nga Apple, por nuk ndodhi ashtu. Ky produkt duket se do të integrohet në iOS duke filluar nga iOS 13.
Në këtë version ka dhe funksione të reja dhe ajo që bie në sy është funksioni iPhone Migration i cili ju lejon të transferoni të dhënat tuaja nga një iDevice e vjetër tek një më e re, nëpërmjet rrjetit WiFi. Tjetër funksion i rëndësishëm është dhe integrimi total i iOS me HomePod i cili nga ky version është tashmë i kompletuar.
Nëse dëshironi të shkarkoni versionin e fundit atëherë duhet të shkoni në menu-në Settings -> General -> Software Update dhe më pas të nisni proçedurën e përditësimit pasi proçesi i shkarkimit të ketë mbaruar. Nëse keni instaluar Jailbreak, atëherë ju këshillojmë të mos përditësoni, përndryshe e humbisni atë. /iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment