Versionet e fundit të MacBook instalojnë një tastierë me teknologjinë e tasteve të quajtur "flutur". Kohët e fundit shumë përdorues janë ankuar dhe kanë dërguar produktet në asistencë, duke pretenduar se tastet bllokohen. Ky problem u pranua dhe nga Apple duke u shpjeguar se ishte pluhuri,  që bllokon mekanizmin e tasteve, edhe pse në sasi të vogla.

Inxhinierët e Apple premtuan se brënda vitit 2020 ky problem do të zgjidhej nëpërmjet teknologjisë së tastierës që integron mekanizma të quajtura "gërshërë". Ndryshe nga versioni aktual, teknologjia në fjalë nuk preket nga qarkullimi i pluhurave dhe sipas zërave do të integrohet tek versioni i ri i MacBook me ekran 16-inch që do të prezantohet në vjeshtën e këtij viti.


Gjithashtu për t'ju ardhur në ndihmë kujtdo që ka një MacBook me problemin e tastierës, para pak ditësh Apple ka publikuar  program zëvëndësimi të tastierës, falas dhe zgjidhja do të jetë e përhershme. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment