Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- YoPuppet, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
YoPuppet është një program i cili shfrytëzon teknologjë e realitet të shtuar. Programi ju lejon të krijoni kafshën tuaj të personalizuar dhe ta vendosni atë ku të dëshironi. Nëse keni fëmijë ata do të kënaqen duke krijuar dhe bashkvepruar me ato çfarë krijojnë.


- GoodBoi Stickers, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
GoodBoi Stickers është një program i cili sjell në tastierën e ios rreth 40 icona të animuara të cila fokusojnë një qenush. Nëse përdorni shpesh ikonat që shprehin emocione atëherë ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment