Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Summit Way, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Summit Way është një lojë me temë kuic ku qëllimi i lojë është të lidhni të gjitha majat e maleve nëpërmjet urës në mënyrë që të ketë një kthim. Duket e lehtë por me kalimin e niveleve çdo gjë vështirësohet.



- FoodyLife, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
FoodyLife është një program i cili ju jep mundësinë të krijoni dietën që duhet të ndiqni dhe më pas programi do t'ju njoftojë çdo ditë për oraret se kur duhet të ushqeheni. Kjo ju ndihmon të jeni më të rregullt në ushqim si dhe të arrini objektivin e përcaktuar nga dieta.

- Futorious, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Frutorious është një lojë me temë kuic dhe tepër impenjative. Qëllimi juaj do të jetë të ndihmoni një grup miqsh të cilët janë transformuar në fruta dhe do të jetë aftësia jua për të shmagur pengesat, që do ti shpëtojë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment