Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- ScanBee, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
ScanBee është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të skanoni çdo lloj dokumenti dhe më pas ta ruani në formatin PDF. Për të skanuar shfrytëzohet fotokamera e iDevice dhe gjatë këtij proçesi mund të rregulloni parametra të cilat do të ndikojnë tek kualiteti i skanimit.


Simple Repeater Time, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Simple Repeater Time është një program i cili ju lejon të krijoni përsëritës kohor sipas dëshirës dhe në mënyrë intuitive. Ky funksion mund t'ju shërbejë në palestër apo kur gatuani. Programi ju njofton sa herë intervali mbaron.


- Jazzy 123, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Jazzy 123 është një libër edukativ për fëmijë i cili në mënyrë interaktive do ti japë mundësi atyre të mësojnë bazat e muzikës Jazz. Në mënyrë interaktive ata do të mësojnë se cilat janë instrumentat e përdorura në këtë rryme si dhe bazat e para muzikore.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment