Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Wave Wave, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Wave Wave është një lojë tepër e veçantë në llojin e saj. Në App Store klasifikohet si një nga lojërat më të "çmëndura" në kategorinë e lojërave pa fund. Ajo që duhet të bëni është të lëvizni iPhone për të shmangur pengesat nga më të çuditshme dhe formave të ndryshme, në 5 nivele vështirësie që loja ofron.


- Dr Panda Veggie Garden, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Dr Panda Veggie Garden është një lojë për fëmijë dhe të rritur ku ato do të mësojnë se si rriten frutat dhe perimet. Personazhi i lojës, një ari panda, do të jetë instruktori i cili do t'ju mësojë çdo gjë në lidhje me bujqësinë.


- Ice Cream Truck, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Ice Cream Truck është një lojë për fëmijë ku ato do të luajnë në rolin e një shitësi akulloresh. Brënda kamionit do të mësojnë si gatuhet një nga ëmbëlsirat më të preferuara për ato. Gjithashtu duhet të drejtojnë kamionin në vënde të ndryshme dhe të shesin sa më shumë akullore.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

1 comment:

  1. Just make a deposit of $10 or more to redeem the first deposit bonus. With the second and third deposit, have the ability to|you possibly can} earn an additional one bet365 hundred pc match, both providing as much as $300. With $1000 in free funds, your expertise at Spin Casino will be off to a fantastic start.

    ReplyDelete