Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Cycles: Daily Habit Creator, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Cycles është një program i dobishëm i cili ju ndihmon të krijoni evente ditore dhe të njoftoheni për ato në momentin e paracaktuar. Programi ju ndihmon gjithashtu të mësoheni me gjëra të cilat nuk keni shumë dëshirë ti bëni, por duhet.


- Ocmo, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Ocmo është një lojë e vlerësuar në App Store në të cilën duhet të drejtoni një krijesë me tentakula në ambjentin ku ajo jeton. Brënda një kohe të caktuar duhet të mbaroni të 80 nivelet për tu renditur i pari por kini kujdes sepse nuk do të jetë aq e lehtë.


- Jotalicious, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Jotalicius është një program i dobishëm i cili ju lejon të krijoni lista dinamike vetëm duke rrëshkitur gishtin mbi e ekran ose duke e diktuar titullin e elementit të një liste, me zë. Më pas secila listë mund të kategorizohet sipas dëshirë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment