Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Kinditude: Build Kind Attitude, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Kinditute është një program i veçantë dhe edukativ. Ai ju mëson se si të jeni më të sjellshëm duke ju këshilluar se të jeni të tillë. Sipas kategorive ju do të gjeni këshilla se si të bëheni më të sjellshëm dhe nëse bëni atë që programi ju sugjeron, çdo ditë mund të shikoni në kalendar se si jeni sjellë në ditët e kaluara.


- Double Letter Match, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Double Letter Match është një lojë me temë kuic ku në çdo nivel duhet të gjeni shkronjat dopio në fjalët e pa mbaruara. Fjalët do të jenë vetëm në gjuhën angleze kështu që është një mënyrë e mirë për të mësuar akoma më mirë gramatikën.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment