Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Guitar Fretter, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Guitar Fretter është një program i cili ju ndihmon të mësoni instrumentin e kitarrës si dhe të luani pjesë muzikore sipas nivelit. Pra mësimet do ti merrni në formën e lojës. Nëse jeni të apasionuar pas këtij instrumenti, ja vlen ta merrni!


- Leasecrunch, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Leasecrunch është një program i cili ju lejon të monitoroni një apo më shumë makina që merrni me qera. Duke vendosur informacionet fillestare, program do të llogarisë dhe njoftojë për disa informacione që mund të influencojnë tek kosto totale e qerasë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment