Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Pyrotexni Fireworks, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Pyrotexni Fireworks është në program argëtues i cili do të stimulojë shpërthimin e fishekzjarreve duke prekur mbi ekranin e iDevice. Gjithashtu duke prekur ekranin me më shumë se një gisht, shpërthimet do të jenë akoma më fantastike.


Preposition Builder Master, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Preposition Builder Master është nje lojë me temë kuic nëpërmjet të cilës mund të vendosni në provë njohuritë mbi gjuhën angleze. Gjatë lojës do t'ju kërkohet të plotësoni fjalitë me fjalët që keni në dispozicion dhe brënda një kohe të caktuar. Sot mund ta shkarkoni falas.


Visual Math 4D, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Visual Math 4D është një program profesional i cili ju jep mundësinë të keni në iDevice një program i cili do të llogarisë grafikë matematikorë të funksioneve komplekse. Pra ai i dedikohet studentëve të shkecave ekzakte dhe jo vetëm.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment