Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Warhammer Quest 2, nga 4.49€, falas. /iPhone, iPad
Warhammer Quest 2 është një lojë me aventurë dhe strategji ku historia zhvillohet nën tokë. Duhet të ndërtoni ushtrinë tuaj e cila do të përballet me pushtuesin dhe në çdo fitore mund të përditësoni aftësitë e secilit luftëtar. Nëse jeni të apasionuar pas lojërave me strategji, ja vlen ta provoni.


Aureus Prime, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Aureus Prime është një lojë me temë kuic ku duhet të pastroni ekranin nga objektet që kanë të njëjtën ngjyrë dhe formë. Grafika mbi të cilën është ndërtuar do t'ju argëtojë akoma më tepër. Ja vlen ta provoni atë.


Lake Hope, nga 1.79€, falas, /iPhone, iPad
Lake Hope është një tjetër program për fëmijë që sapo kanë nisur hapat e para në mësimin e veprimeve matematike. Gjithashtu programi i mëson dhe alfabetin në gjuhën angleze nëpërmjet kuiceve dhe shpjegimeve interaktive. Sot mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment