Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Decide Now, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Decide Now është një program për të gjithë ju që keni shumë ide dhe gjëra për të bërë por nuk dini se nga ta nisni. Pasi të përcaktoni të gjitha idetë apo dëshirat, programi do ti vendosë në një rreth i cili mund të rrotullohet dhe do të zgjedhë në mënyrë rastësore një nga gjërat që duhet të bëni.


- Basic Calculator Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Basic Calculator Pro është një program i zëvëndëson funkionin e makinës llogaritse të iOS. Programi ofron një hapësirë më të madhe për të parë veprimet që po kryeni si dhe mundësinë për të ruajtur të gjitha veprimet që do të kryeni, me qëllim që ti ripërdorni më vonë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment