Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- SciPro Math, nga 9.99€, falas. /iPhone, iPad
SciPro Math është një program i dobishëm i cili sjell një iOS funksionet e një makine llogaritëse shkencore. Ndryshe nga funksionet e një makine llogaritëse klasike, programi ju lejon të kryeni veprime matematike që përfshine funksione komplekse. Ja vlen ta merrni nëse jeni një student apo inxhinier.



- Antisocial Alison, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Antisocial Alison sjell në tastierën e iOS një set me ikona që mund ti përdorini për shprehur emocione. Ikonat fokusojnë emocionet e një vajze të quajtur Alison të cilës nuk i pëlqen të jetë sociale me njerëzit. Nëse doni ti thoni dikujtë që ndiheni të tillë, atëherë ja vlen ta instaloni këtë program.



Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment