Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Motorsport Manager Mobile 2, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Motorsport Manager është një lojë me strategji ku do të luani në rolin e menaxherit të një ekipi që garon në garat e shpejta. Me strategjitë që do të zgjidhni do të shënoni fatin e klubit dhe pasi të keni bërë të gjitha blerjet apo rregullimet në makinë, mund të ndiqni në kohë reale garat që piloti do të zhvillojë. Gjithashtu mund të ndërhyni në momente kritike të garës për të caktuar strategjitë nëse ka probleme teknike apo dhe ndryshime të motit.



DayCost Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
DayCost Pro është një program i cili ju jep mundësinë të menaxhoni shpenzimet ditore, në mënyrë të thjeshtë. Programi ruan informacionet që vendosni ju dhe më pas, nëpërmjet raporteve mund të kuptoni se ku shpenzoni më shumë.


- Get'Em Stickers, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Get'Em Stickers është një program i cili shton në tastierën e iOS një listë me ikona të cilat shprehin emocione nëpërmjet qenushëve dhe mund ta shkarkoni falas për një periudhë të limituar.

Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment