Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Tile Rider, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Tile Rider është një lojë në të cilën duhet të drejtoni një makinë të pajisur me municione të ndryshme e cila duhet të mbarojë misionin  e rradhës duke shkatërruar të gjitha pengesat që gjëndjen në botën virtuale të ndërtuar me blloqe.


- Ear Cat: Music Ear Trainer, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Ear Cat është një program i dobishëm për të gjithë ju që jeni të apasionuar pas muzikës. Ai ju jep mundësinë të stërvisni veshin me notat muzikore, nëpërmjet kuiceve dhe shpjegimeve interaktive.



Anchor Pointer, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Anchor Pointer është një program i cili ju jep mundësinë të ruani vëndndodhjen tuaj, duke shfrytëzuar koordinatat GPS dhe më pas  mund të arrini në pikën e ruajtur duke shfrytëzuar hartë. Programi funksionon edhe kur nuk keni linjë interneti dhe sot mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment