Sa nga ju janë bezdisur të paktë një herë nga telefonatat e padëshiruara. Për fat të mirë, me iOS 13 Apple ka shtuar edhe një funksion që ofron mundësinë për të ç'aktivizuar automatikisht thirrjet që vijnë nga numrat e panjohur. Ja si funksionon...

Një herë që aktivizoni këtë funksion, iOS 13 do të bllokojë automatikisht të gjitha telefonatat që vijnë nga numrat e panjohur, në çdo orë të ditës dhe për të gjithë numrat. Mjafton të shtoni tek Settings > Phone dhe të zbrisni poshtë dhe të aktivizoni opsionin "Ç'aktivizo audion për telefonatat nga numra të panjohur".


Kur aktivizoni këtë opsion, për të gjitha telefonatat nga një numër i panjohur telefoni juaj nuk do të tingëllojë. Për numra të panjohur e kemi fjalën për të gjithë ato numra që nuk janë pjesë e kontakteve tuaja, pjesë e emaileve dhe mesazheve. /iPhoneAlbania

Kategoritë: ,

0 komente:

Post a Comment