Punonjësit e parë Apple që janë bërë pjesë e beta test të Apple Card kanë arritur të sigurojnë kartat e tyre fizike. Sot mund të shfaqim disa foto "reale" të kartës së re të kreditit të realizuar nga Apple. Ky burim, përveçse na ofron imazhet e para reale, ka arritur edhe të peshojë Apple Card, e cila peshon 14,75 gram.


Por le të kalojmë tek përshkrimi i kartës, vihet re menjëherë logoja e Apple në pjesën përpara dhe emri i pronarit me shkronja të zeza (që është mbuluar për arsye privatësie). Pjesa e pasme e kartës shfaq logon e  Goldman Sachs dhe Mastercard me një shirit gri poshtë. Shumë elegante. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment