Është i disponueshëm një përditësim i ri për Microsoft Excel për iPhone që sjell një funksion me të vërtetë interesant. Tani aplikacioni na lejon të importojmë në mënyrë mjaft të thjeshtë disa faqe letre me llogari të ndryshme thjeshtë duke shkrepur një foto me iPhone-in tonë.

Fotoja e shkrepur do të transformohet në një faqe pune excel që mund të modifikohet sipas dëshirës. Ky funksion i ri bazohet tek një përdorim inteligjent i teknologjisë Optical Character Recognition (OCR) të bazuar tek AI, të ngjashëm me aplikacionin scanner që transformon imazhet me tekst në një dokument të modifikueshëm. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment