Jo vetëm në tvOS 13, tani falë sistemin të ri iOS 13 mund të përdorim një controller Xbox One ose PlayStation 4 në një iPhone ose iPad. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë të apasionuarit e lojërave që dëshirojnë më shumë lojëra për iPhone dhe iPad.

Një lajm i mirë edhe për zhvilluesit që tani mund të krijojnë lojëra duke qenë të vetëdijshëm rreth faktit se përdoruesit do të kenë në dispozicion një opsion të rëndësishëm më shumë. Mos harroni edhe lëshimin e Apple Arcade, shërbimit të Apple që parashikon një abonim mujor për të luajtur me dhjetëra lojëra ekskluzive. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment