Kompania e telekomunikacionit, IPKO ka deklaruar se është duke punuar për sanimin e problemit të shfaqur gjatë ditëve të fundit me mungesën e rrjetit 4G në telefonët Apple. Ipko ka thënë se pas implementimit të procesit më kompleks të kodit shtetëror të Kosovës, një numër i kufizuar i përdoruesve të telefonave iPhone, po hasë në vështirësi të lidhen me rrjetin 4G.

“IPKO po zhvillon komunikim në baza ditore me kompaninë Apple në sanimin e këtij telashi sa më shpejtë që të jetë e mundur. Inxhinierët e Apple po punojnë në zgjidhjen e kësaj çështjeje, së bashku me ekipin tonë”, thuhet në reagimin e IPKO-s.

“Mungesa e rrjetit 4G në disa pajisje telefonike iPhone, ka të bëjë me reagimin e pajisjes drejt rrjetit të ri. Përderisa pjesa tjetër e konsumatorëve, përdorues të Androidit si dhe përdoruesit tjerë të telefonave iPhone, të cilët nuk janë të prekur nga këto vështirësi, tashmë veç janë të lidhur me rrjetin 4G”, ka deklaruar IPKO.

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment