Midis funksioneve të reja të integruara në iOS 13 gjejmë edhe një mjet të ri për optimizimin inteligjent të baterisë të projektuar për të mbajtur nivelet e karikimit poshtë një pragu të paracaktuar, duke evituar vjetrimin e parakohshëm të baterisë.

Bateria e iPhone është e ndjeshme ndaj rrymës elektrike gjatë karikimit, një situatë që përkeqësohet kur ajo arrin karikimin e plotë. Menaxhimi aktual i baterisë në iOS lejon një rikarikimin të pajisjes deri në 80% të kapacitetit të saj, në varësi të temperaturës, të cikleve të punës dhe shumë faktorëve të tjerë, një metodë e projektuar për të rritur kohëzgjatjen e baterisë.

Në vend që të mbështetet tek një prag i parazgjedhur, iOS 13 do të përmbajë një mjet që mëson nga rutina e përditshme që kryn përdoruesi kur rikarikon pajisjen dhe do të presë përpara se të kompletojë një rikarikim të plotë të baterisë deri kur të mos jetë e nevojshme. Ky proçes do të ngadalësojë vjetrimin e baterisë duke reduktuar sasinë e kohës që iPhone qëndron i lidhur me karikuesin e baterisë plotësisht të rikarikuar. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment