iOS 13 së fundi zgjeroi kapacitetet e teknologjisë NFC dhe tashmë mund të bëni shumë më tepër sesa të paguani biletën e një metroje. Gjermania në fakt është ndër të parat vende që ka vendosur të përfitojë nga avantazhet e suportit të ri që Apple sjell për teknologjinë NFC.

Qytetarët gjermanë do të mund të skanojnë kartat e tyre ID dhe ti përdorin online si edhe për kontrollet në aeroportet ndërkombëtare. Megjithatë duhet të presin deri në debutimin e iOS 13, me shumë gjasa në Shtator, dhe sistemin AusweisApp2 të qeverisë Gjermane në mënyrë që çdo gjë të funksionojë siç u përshkrua më lart.

Kështu ata nuk do të kenë nevojë të nxjerrin portofolin nga xhepi për të konfirmuar identitetin. Por nuk është hera e parë që teknologjia e identifikimit përmes NFC përdoret. Japonezët e kanë tashmë këtë teknologji madje të integruar në kartat e tyre të identitetit.

Ndërsa sistemi NFC duhet të jetë i sigurtë, Gjermanët shquhen për skepticizmin e tyre dhe mund të mos ndihen rehat nga fakti i ruajtjes së kartave të identitetit në iPhone e tyre. Nga ana tjetër përdoruesit e iPhone do të mund të përdorin telefonët e tyre më shumë sesa thjeshtë një blerje.

0 komente:

Post a Comment