Si çdo vit, Qershori për universin Apple do të thotë WWDC, takimi i dedikuar botës software, me risitë më të rëndësishme. Protagonistët e kësaj konference kanë qenë si gjithmonë versionet e reja të sistemeve operative: iOS 13, macOS, watchOS dhe tvOS. Këta janë risitë kryesore të prezantuara gjatë konferencës së sotme, që do t'i shohim në mënyrë më të hollësishme në artikujt tanë më të detajuar që do të publikojmë gjatë kësaj jave.

- Dark Mode: aplikcionet dhe ndërfaqja kryesore do të vijnë me një temë më të errët. Shumë e rëndësishme pasi kursen baterinë dhe mbron sytë.

- Një aplikacion i ri që bashkon "Find my iPhone" dhe "Find my friends" me disa funksione të reja.

- Përditësime të aplikacioneve iMessage, Healdh, Mail, Maps...

- Rinovohet aplikacioni Photos dhe vjen një funksion i ri Video Editor.

- iPad OS: një sistem i ri operativ që dallon nga iOS pasi pasuron me disa funksione të reja tabletin më të fuqishëm të Apple, iPad Pro.

- Lamtumirë iTunes: pas 18 vitesh program, i instaluar në miliarda pajisje Mac dhe PC,  programi mund të dalë në pension. Do të zëvendësohet nga tre aplikacione të reja. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment